Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Komisioni i Jashtëm, prezantohen ambasadorët e rinj në Greqi e Bosnjë
English

Komisioni i Jashtëm, prezantohen ambasadorët e rinj në Greqi e Bosnjë

Tiranë, 22 prill, NOA - Komisioni parlamentar për Politikën e Jashtme zhvilloi sot një seancë dëgjimore me kandidaturat e propozuara nga Ministria e Jashtme për ambasadorë, Dashnor Dervishi dhe Flamur Gashi, respektivisht për Greqinë e Bosnjë-Hercegovinën.

Kandidaturat u prezantuan nga Sekretari i Përgjithshëm pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme, Gazmend Turdiu, i cili vlerësoi të dy emrat si dinjitoze për përfaqësimin diplomatik të vendit tonë.

Nga ana e tij, Dashnor Dervishi, kandidat për postin e ambasadorit të Shqipërisë në Greqi prezantoi përpara anëtarëve të Komisionit të Jashtëm objektivat dhe prioritetet e tij në ushtrimin e kësaj detyre.

Ai e Dervishi e cilësoi emërimin e tij si një detyrë të rëndësishme përsa i përket rritjes së bashkëpunimit dhe forcimit të urave lidhëse ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë.

Ai theksoi se detyra e tij si përfaqësues diplomatik i Shqipërisë në Athinë ka një rëndësi të veçantë pasi Greqia është një partner strategjik politiko-ekonomik, në kuadër të bashkëpunimit dypalësh, europian por edhe më gjerë.

"Greqia është për Shqipërinë një partner strategjik sa i përket marrëdhënieve politiko-ekonomike, bashkëpunimit europian por edhe më gjerë. Një nga detyrat kryesore do të jetë vendosja e kontakteve në nivel presidencial, qeveritar dhe parlamentar, në thellimin e bashkëpunimit, rritjen e shkëmbimit të vizitave si dhe forcimin e këtyre urave të kontaktit", u shpreh Dervishi.

Një vëmendje të veçantë, ai u kushtoi edhe emigrantëve shqiptarë në Greqi duke shprehur garancinë se gjatë ushtrimit të detyrës së tij do të punojë për një trajtim sa më njerëzor në kuadër të respektimit të të drejtave të tyre.

Po ashtu, Dervishi vuri theksin edhe tek rëndësia e thellimit të bashkëpunimit me Greqinë lidhur me shkëmbimet tregtare.

Ndërsa Florian Gashi, kandidat për postin e ambasadorit të Shqipërisë në Bosnjë-Hercegovinë, ku vendi ynë për herë të parë do të çelë selinë e tij diplomatike në këtë shtet, theksoi gjatë prezantimit të tij se për çdo shqiptar është nder dhe privilegj të përfaqësojë Shqipërinë.

Duke vënë në dukje se për herë të parë Shqipëri do të ketë përfaqësinë e saj diplomatike në Bosnje-Hercegovinë, Gashi vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve që do të shkojnë drejt intensifikimit të mëtejshëm.

"Vlen për t'u theksuar pakicat shqiptare në Bosnje, të cilat do të jenë një pikë kyçe përsa i përket bashkëpunimit të dy vendeve. Promovimi i vlerave kulturore shqiptare në Bosnje si dhe rritja e shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve do të jenë pjesë e objektivave kryesore në këtë detyre", u shpreh Gashi.

n.e/NOA

KOMENTE