English

Meta në Estoni, merr pjesë në takimin ministerial të NATO-s

Talin, 22 prill, NOA - Zv/kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta, merr pjesë në takimin jozyrtar të Ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s, i cili zhvillohet në Talin të Estonisë gjatë dy ditëve të fundit.

Ndër temat kryesore që do të diskutohen gjatë Ministerialit janë Operacioni ISAF i drejtuar nga NATO në Afganistan, Koncepti i ri Strategjik i NATO-s, çështjet bërthamore, mbrojtja raketore, reforma e NATO-s dhe zgjerimi i mëtejshëm i Aleancës.

Nga ana e tij, ministri shqiptar i Punëve të Jashtme, Ilir Meta do të marrë pjesë gjithashtu edhe në Konferencën e nivelit të lartë ‘Lennart Meri', si dhe do të zhvillojë takime dypalëshe me homologët e vendeve anëtare të NATO-s, të Australisë dhe Zelandës së Re.

n.e/NOA

KOMENTE