Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Parlamenti diskuton kandidaturat për ambasadorët e rinj
English

Parlamenti diskuton kandidaturat për ambasadorët e rinj

Tiranë, 22 prill, NOA - Ministria e Jashtme ka vendosur që të ndryshoj ambasadorin e Shqipërisë në Athinë, Vili Minarolli. Sot në Komisioni për Politikën e Jashtme u zhvillua seanca dëgjimore me kandidaturat e propozuara nga Ministria e Jashtme për ambasadorin e ri në Athinë, Dashnor Dervishi.

Gjithashtu, komisioni u njoh dhe me kandidaturën e Flamur Gashit, i cili do të përfaqësoj Shqipërinë në Bosnje-Hercegovinë. Ndërkohë që Minarolli pritet të emërohet ambasador në Austri.

Kandidaturat u prezantuan nga Sekretari i Përgjithshëm pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme, Gazmend Turdiu, i cili vlerësoi të dy emrat si dinjitoze për përfaqësimin diplomatik të vendit tonë.

Dashnor Dervishi, prezantoi përpara anëtarëve të Komisionit të Jashtëm objektivat dhe prioritetet e tij në ushtrimin e kësaj detyre në Greqi.

"Greqia është për Shqipërinë një partner strategjik përsa i përket marrëdhënieve politiko-ekonomike, bashkëpunimit europian por edhe më gjerë. Një nga detyrat kryesore do të jetë vendosja e kontakteve në nivel presidencial, qeveritar dhe parlamentar, në thellimin e bashkëpunimit, rritjen e shkëmbimit të vizitave si dhe forcimin e këtyre urave të kontaktit" u shpreh Dervishi.

Ai shtoi se një vëmendje e veçantë do u kushtohet dhe emigrantëve shqiptarë në Greqi duke shprehur garancinë se gjatë ushtrimit të detyrës së tij do të punojë për një trajtim sa më njerëzor në kuadër të respektimit të të drejtave të tyre.

Ndërsa Flamur Gashit, i cili do të jetë ambasador i parë i Shqipërisë në Bosnjë theksoi rëndësinë që ka përfaqësimi i vendit tonë në Bosnjë.

"Vlen për tu theksuar pakicat shqiptare në Bosnje, të cilat do të jenë një pikë kyçe përsa i përket bashkëpunimit të dy vendeve. Promovimi i vlerave kulturore shqiptare në Bosnje si dhe rritja e shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve do të jenë pjesë e objektivave kryesore në këtë detyre" u shpreh Gashi.

m.xh/NOA

KOMENTE