Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Avari e rëndë në Bovillë, kufizohet furnizimi me ujë në Tiranë
English

Avari e rëndë në Bovillë, kufizohet furnizimi me ujë në Tiranë

Tiranë, 23 prill, NOA - Një defekt i rëndë ka ndodhur në ujësjellësin e Bovillës, i cili siguron furnizimin me ujë të pijshëm për një pjesë të madhe të kryeqytetit, duke rrezikuar seriozisht këtë proces.

Lajmi është bërë me dijeni nga vetë Ndërmarrja e Ujësjellësit të Tiranës, sipas të cilës, avaria ka ndodhur në tubat kryesorë të Bovillës, çka do të shoqërohet edhe mungesën e ujit në disa zona të kryeqytetit.

Ekspertët bëjnë me dijeni ndërkaq, se punonjësit e Ujësjellësit janë duke bërë ç'është e mundur në mënyrë që të riparojnë defektin e shkaktuar, për të mos lejuar ndërprerjet e gjata në kohë të furnizimit me ujë në Tiranë.

n.e/NOA

KOMENTE