Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Konfirmohet largimi i antenave të kompanive serbe në Kosovë
English

Konfirmohet largimi i antenave të kompanive serbe në Kosovë

Prishtinë, 23 prill, NOA - Drejtuesi i Autoritetit Rregullativ të Telekomunikacionit në Kosovë, Ekrem Hoxha, ka konfirmuar se kanë mënjanuar disa transmetues të telefonisë celulare të Serbisë në disa pjesë të Kosovës. Zoti Hoxha ka thënë se janë mënjanuar 14 stacione bazë të këtyre transmetuesve, jo vetëm në Prishtinë, por në nivel të Kosovës.

Sipas tij, aksioni për mënjanimin e këtyre transmetuesve do të vazhdojë. Në rast të përpjekjeve për rivendosjen e tyre, Hoxha tha se "në qoftë se rivendosen, prapë janë ilegale dhe është vetëm çështje kohe për mënjanim", ka thënë Hoxha.

Sipas njoftimeve nga mediat serbe, deri më tani janë mënjanuar transmetuesit "Telekom", "Telenor" dhe "Vip". Përfaqësuesit e "Telenor"-it kanë thënë se këtij transmetuesi i janë hequr dy stacione bazë, në rajonin e Graçanicës dhe në Uglarë.

NOA

KOMENTE