Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Protestë para QSUT-së, ankesa për kostot e larta shëndetësore
English

Protestë para QSUT-së, ankesa për kostot e larta shëndetësore

Tiranë, 23 prill, NOA - Banorët e njësive bashkiake nr.3 dhe nr.4 në Tiranë, kanë protestuar sot para mjediseve të Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza", duke kundërshtuar atë që ata e kanë quajtur kosto e lartë e shërbimit shëndetësor në vend.

Por jo vetëm kaq, ata protestuan edhe për gjendjen e vështirë ekonomike në të cilën jetojnë dhe për papunësinë në rritje.

Kjo protestë u mbështet dhe nga përfaqësuesit vendor e lokal të Partisë Socialiste, ku i pranishëm në protestë ishte edhe deputeti socialist, Ilir Gjoni si dhe nga kryetari i njësisë bashkiake nr. 4, Vaid Kalaja.

Ata ftuan banorët për t'ju bashkuar protestës së madhe së 30 prill në bulevardin "Dëshmorët e Kombit".

n.e/NOA

KOMENTE