English

Aksidenti, përplasja e dy motoçikletave shkakton një të vdekur

Durrës, 24 prill, NOA - Shpejtësia e madhe me të cilën dy motoçikleta ecnin gjatë mesnatës në autostradën Tiranë-Durrës, i ka shkaktuar vdekjen një personi.

Ngjarja e rëndë mësohet se ka ndodhur saktësisht në aksin rrugor Sukth- Manëz, ndërsa ishin dy motoçikleta të tipit Yamaha, që udhëtonin me shpejtësi të madhe dhe janë përplasur në mënyrë tragjike më pas me njëra-tjetrën.

Grupi hetimor që ka mbërritur në vendngjarje dhe ka konstatuar se shkak i ngjarjes së rëndë ka qenë shpejtësia e lartë.

Si pasojë, ka humbur jetën Selim Lushi, 37-vjeç nga fshati Vadardh i Durrësit, kurse i plagosuri është U.Kurti, 25-vjeç. Materialet procedurale iu kaluan prokurorisë së Durrësit për hetime të mëtejshme.

n.e/NOA

KOMENTE