English

BE dhe FMN i premtojnë Greqisë ndihmë të shpejtë

Bruksel, 24 prill, NOA - Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, FMN, do të vendosin shpejt mbi ndihmën financiare të kërkuar nga Greqia. "Jemi të gatshëm të veprojmë shpejt", u shpreh Drejtori i FMN-së, Dominique Strauss-Kahn në Uashington.

Ndërsa komisari i BE-së për valutën, Olli Rehn është shprehur, se "pas përgatitjesh disajavore tani mund të veprohet shpejt dhe pa probleme".

FMN-ja dhe vendet e eurozonës janë të gatshme t'i japin Greqisë një ndihmë në vlerën prej 45 miliardë eurosh. Mali me borxhe i Greqisë kap kuotën 273 miliardë euro.

NOA/DV

KOMENTE