Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
EFSA: Plumb, në përbërjen e ushqimeve të Bashkimit Evropian
English

EFSA: Plumb, në përbërjen e ushqimeve të Bashkimit Evropian

Romë, 24 prill, NOA - Ushqimet e Bashkimit Evropian përmbajnë plumb, veçanërisht i rrezikshëm për fëmijët dhe bebet, sipas një sondazhi të EFSA (Autoriteti Evropian për Sigurinë Ushqimore).

Studiuesit kanë shqyrtuar gjendjen në 14 shtete të BE-së plus Norvegjinë, duke kërkuar të përcaktojnë, kur dhe si prania e plumbit është e dëmshme për shëndetin.

Analizat e tyre, realizuar gjatë viteve 2003-2009 kanë treguar sesi njerëzit janë të ekspozuar ndaj plumbit nëpërmjet ujit, ajrit, pluhurit, por shumica e minerale hyjnë në trup nëpërmjet ushqimit.

Sipas studiuesve, shumica e mostrave (75%) është nën kufirin e tyre, pra më pak të rrezikshme për të rriturit: por krejtësisht ndryshe është për fëmijët dhe foshnjat, si dhe ato që janë në fetus, ku plumbi mund të ndikojë mbi koeficientin e inteligjencës (IQ) me zbutjen e funksioneve njohëse deri në shtatë vjeç.

Dëmtime mund të ndodhin edhe në moshën e rritur me zvogëlimin e vëllimit të trurit.

Por Agjencia Ndërkombëtare për Kërkime mbi kancerin e ka klasifikuar plumbin inorganik edhe si kancerogjen për njerëzit. Duke pasur parasysh këtë informacion, është kërkuar që Komisioni Europian duhet të ndryshojë udhëzimet për mbrojtjen e shëndetit publik, rishikimin (rënien) e niveleve aktuale të ekspozimit të plumbit, si nga ushqimet ashtu dhe nga burimet e tjera.

a.k/NOA

KOMENTE