Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Milan, në kërkim të Berbatov
English

Milan, në kërkim të Berbatov

Angli, 24 Prill NOA - Një shkëmbim i mundshëm mund të ndodhë ndërmjet skuadrave të Manchester United dhe Milanit dhe bëhet fjalë pikërisht për sulmuesit, Dimitar Berbatov dhe Klaas Jan Huntelaar.

Kjo është një ide e Ferguson, i cili ka shprehur pëlqimin e tij në lidhje me sulmuesin e Milanit dhe kërkon ta marrë atë në radhët e skuadrës së tij.

Kjo marrëveshje mund të përfundojë me sukses pasi vetë kuq e zinjtë kanë shfaqur interes për Berbatov dhe një shkëmbimi tij me holandezin do të ishte zgjidhja e duhur për të dy ekipet.

Ky lajm është bërë i ditur nga e përditshmja angleze "Sun" ku thuhet se sulmuesi bullgar do të jetë me siguri në merkato sezonin e ardhshëm të saj dhe me shumë mundësi do të jetë pjesë e kësaj marrëveshje e cila do të sjellë n]ë Angli Huntelaar.

r.b/NOA

KOMENTE