Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Minatorët: Më 1 maj në protestë kundër qeverisë
English

Minatorët: Më 1 maj në protestë kundër qeverisë

Tiranë, 24 prill, NOA - Minatorët kanë vendosur t'i përgjigjen me protestë mitingut që qeveria demokratike do të bëjë më 1 maj, në ditën e punëtorëve. Sindikata e minatorëve deklaroi sot se qëllimi i protestës është neglizhenca e vazhdueshme e qeverisë ndaj kërkesave të tyre, siç janë statusi i minatorit dhe mosha e pensionit.

Sipas kryetarit të sindikatës, Fiqiri Xibri, minatorët do të protestojnë në ditën e tyre ndryshe nga qeveria e cila kërkon të festojë për arritjet e saj.

"Ne do të jemi atë ditë në rrugë përballë me qeverinë për të protestuar ndaj mosarritjeve të saj. Jemi gati të përballemi me të, nëse do të na pengojë të protestojmë.

Kemi vendosur ose të vdesim ose të mbrojmë veten dhe fëmijët tanë", tha Xibri.

Një risi e protestës së 1 Majit do të jetë dhe shprehja hapur e zemërimit që kanë minatorët ndaj disa sindikatave të cilat po bashkëpunojnë me qeverinë.

Xibri theksoi se këto sindikata kanë tradhëtuar interesat e punëtorëve në vend që t'i mbronin ato.

Në lidhje me draftin ligjor që po përgatit qeveria për trajtimin e vecantë të minatorëve, sindikata e konsideron një tallje të radhës. Sipas Xibrit, minatorët nuk do të heqin dorë nga kërkesat e tyre për miratimin e statusit të minatorit dhe uljen e moshës së pensionit.

b.a/NOA

KOMENTE