Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pse po harrohen përfaqësuesit shqiptarë
English

Pse po harrohen përfaqësuesit shqiptarë

Harresë pas harrese, të njëjtin gabim bëri edhe z. Ilir Meta Zëvendëskryeministër i Shqipërisë, ministër i Punëve të Jashtme dhe Kryetari LSI-së, gabimi fatal i tij ishte se e harroi ta vizitojë Medvegjën!

Refik Hasani*

Komuna e Medvegjës është një ndër tri Komunat e banuara me shqiptarë, krahas Bujanocit dhe Preshevës. Në delegacionet që po marrin pjesë për takime me Qeverin e Republikës së Serbisë, në Tiranë, në Prishtinë, por edhe vizita të shpeshta nëpër Evropë dhe Amerikë, harrohen përfaqësuesit nga Komuna e Medvegjës, herë të qëllimshme e herë jo.

***

Ky shkrim është edhe një lloj reagimi me rastin e fundit që një delegacion nga LDD-ja vizitoi Bujanocin, kurse ky delegacion jo që nuk e pa të arsyeshëm ta vizitojë Medvegjën por nuk e pa të arsyeshëm as të ftoj dikënd nga Komuna e Medvegjës të marrë pjesë në këtë takim.

Po ashtu, kjo nuk pati përmisime kur një delegacion nga Bujanoci dhe Presheva erdhi dhe u takua me liderin e AAK-së në Prishtinë, po ashtu edhe në këtë përbërje mungonte dikush nga përfaqësuesit shqiptarë nga Medvegja. Në këto takime përveqë gabimit të pafalshëm mungonin përfaqësusei shqiptarë nga Medvegja, por edhe asgë nuk u tha konkretisht që duhet të shtrohet lidhur me kërkesat e tona të ligjshme.

Po ashtu ishte shumë gabim kur në këto takime, dy liderët e partive opozitare të Kosovës z. Daci dhe z. Haradinaj nuk ditën e as nuk patën guxim t'ju japin, "leksione" lidhur me marrjen pjesë apo jo, që shqiptarët të pranojnë dhe të formojnë këshillin Nacional sipas ligjeve serbe në fuqi.

Këto takime në këtë formë të gabuar u përsëritën, pasi diplomacia shqiptare dhe politika e Kosovës ka obligim ta mbroj, shtroj dhe ngrisë shumë drejt çështjen e shqiptarëve të mbetur nën administrimin e Serbisë në të gjitha nivelet ndërkombëtare.

Ju kujtojmë që këto dy liderë ishin në krye të institucioneve të Kosovë z. Haradinaj ishte Kryeministër, z. Daci ishte Kryetari i Parlamentit të Kosovës dhe asgjë nuk u përmirësua gjendja e plotësimit të drejtave individuale dhe kolektive të tyre.

Deri më tani nga institucionet e Kosovës dhe Shqipërisë nuk arritë së paku nga dy parlamente të bëhet ndonjë deklaratë apo pse jo edhe nga një rezolut lidhur me shkeljen e të drejtave të shqiptarëve të mbetur nënë administrimin e Serbisë.

Harresë pas harrese, të njëjtin gabim bëri edhe z. Ilir Meta, Zëvendëskryeministër i Shqipërisë, ministër i Punëve të Jashtme dhe Kryetari LSI-së, gabimi fatal i tij ishte se e harroi ta vizitojë Medvegjën!

Edhe atëherë edhe tash jo vetëm këto tre lider të partive nuk arritën ta kuptojn kompleksin dhe sfidat me të cilat ballafaqohen shqiptarët nga Krahina shqiptare e mbetur nënë administrimin e Serbisë.

I kujtojmë opinionit se edhe në takimet e më hershme me presidentin e Kosovës z. Fatmir Sejdiu delegacioni i lartë ishte në përbërje vetëm nga Presheva dhe Bujanoci !, kurse nga Medvegja mungonte përfaqësuesi.

Nëse vazhdohet që edhe më tej përfaqësuesit shqiptarë të Mevegjës të mos marrin pjesë në kuadër të delegacioneve shqiptare të Preshevës dhe Bujanocit është më tepër se një harresë. Mospërfshirja e përfaqësusve nga kjo Komunë ka kuptimin shumë të dëmshëm, me lemente dhe premisa të mos përmendet, dhe lënja e shqiptarëve të Medvegjës nën mëshir të askujt, sikur kemi mbetur pa përfaqësues shqiptarë nga Medvegja.

Dëmi më i madh është duke i bërë edhe kjo formë e harresës nganjëherë e qëllimshme. Dikush do të mendonte se edhe nuk është e obligueshëm të ketë përfaqësus shqiptarë ga Medvegja, por më mirë që i dinë banorëtë vendor hallet, askush nuk mund ti identifikoj dhe t'i shtrojë drejtë.

Dëmi do të jetë shumë i madh nëse vazhdohet me këtë avaz, fajtor që përfaqësusesit shqiptarë nga Medvegja nuk po përfshihen, së pari është nga vetë shiptarët vendor, por faji bjen edhe mbi bartësit dhe liderët e institucioneve të Shqipërisë dhe Kosovës.

Në këtë rast humbësit më të mëdhenj janë vetë shqiptarët nga Medvegja, por edhe ata nga Presheva dhe Bujanoci. Përvec aspekteve të përbërjs së delegacioneve, duhet të kihet parasysh që edhe duhet të dilet me një qëndrim:

Shqiptarët duhet a po nuk duhet të marrin pjesë në zgjedhjet për parlament të Serbisë. Po ashtu shqiptarëve ju duhet apo jo formimi i një Këshilli nacional në kuadër të ligjeve egzistuese të Serbisë.

Në këto takime nuk po përmendët fare Referendumi i mbajtur më 1 e 2 mars 1992, sakrifica e banorëve shqiptarë dhe lufta e bërë nga UÇPMB-ja dhe Marrëveshja e Konçulit. Po harrohet që këto troje dita ditës po zbrasen me të madhe në mënyrë të heshtur.

Serbia nuk ka plane, strategji dhe platform as për inegrimin e shqiptarëve dhe kthimin e të zhvendosurve, as për lejimin e përdorimin të gjuhës shqipe, simboleve dhe përfaqësimit të tyre në të gjitha nivelet sipas numrit të përbërjes. Nuk ka vullnet të hapë një universitet publikë në gjuhën shqipe dhe të investoj në rregullimin dhe përmisimin e kushtevenë këto tri Komuna shqiptare me zhvillimin më të ulët në Serbi.

Shteti Shqiptaë dhe i Kosovës duhet t'i njohin dhe mbrojnë këto çështje fundamentale. Por kur po harrojm përfaqësuesit shqiptarë nga Medvegja, sikur na jepë të kuptojm që këto të drejta vështirë do t'i kërkojmë.

I kujtojmë lexuesve se para pakë ditësh në Medvegjë ishte një delegacion i nivelit të lartë në krye me presidentin z. Boris Tadic. Kjo vizitë e Tadiqit në Medvegjë ka domethënje të mira për serbët e mbetur në Komunën e Medvegjës, por kjo tingëllon kjartë që shqiptarët kan mbetur të pa krahë, të pa zot dhe nuk i dinë dhe nuk ka kush ia qan hallet e tyre. Sipas regjistrimit të vitit 2001 shqiptarët me 26, 8 %, e përbëjnë numrin e përgjitshum të popullsisë të Komunës së Medvegjës.

Duhet cekur se regjistrimi i popullsis ka ndodh pas shpërnguljes dhe dëbimeve masive të shqiptarëve të Medvegjës ku mbi tetë mijë i lëshuan trojet e tyre. Pas regjistrimit të popullatës u shpallen zgjedhjet e lira në vitin 2002 në të cilat morën pjes edhe shqiptarët e Medvegjës.

Kuvendi Komunal i Medvegjës përbëhet nga 35 Këshilltarë, kurse shiptarët në zgjedhjet lokale të 11 majit 2008 përfaqësohen dhe kan tetë (8) Këshilltarë. Shqiptarët qeverisin me një drejtori të drejtoratit edhe Nënkryetari i Kuvendit është shqiptarë, me ligjë duhet të praktikohet edhe përdorimi i dy gjuhësisë edhe gjatë seancave të Kuvendit dhe prej vitit 2003 Këshilltarët shqiptar në Kuvendin Komunal mundë të diskutojn edhe në gjuhën shqipe.

Me të drejtë popullata shqiptare e Komunës së Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës do të presim nga shteti i Shqiptarë dhe i Kosovës dhe nga dy Akademitë tona që kemi obligim, të shtrojm dhe mbrojmë drejt çështjen e shqiptarëve.

Mbi të gjitha Prishtina duhet të konsiderohet si kryeqitet jo vetëm i kosovarëve por i të gjithë shqiptarëve anekënd kufijve të ish-ngrehinës artificiale të quajtur Jugosllavi.

(*) Dërguar nga autori, pikëpamjet janë personale

KOMENTE