English

"Shqipëria, asistencë Kosovës në çdo hap të proceseve integruese"

Prishtinë, 24 prill NOA - Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu zhvilloi me ftesë të ministrit të integrimit evropian të Kosovës, zotit Besim Beqaj, një vizite nje ditore ne Prishtine, ku u takua me zyrtaret me te larte te shtetit, me presidentin Fatmir Sejdiu, kryeministrin Hashim Thaçi, ministrin e integrimit evropian Beqaj, ministrin e administrimit te pushtetit lokal si dhe me anëtarët e komisionit parlamentar per integrimin.

Presidenti Sejdiu i percolli ministres falënderimet per qeverinë shqiptare per punën e saj te pazëvendësueshme per njohjen e Kosovës, si shtet i pavarur ne bote. Zoti Sejdiu i prezantoi zonjes Bregu iniciativën e re te qeverise se Kosovës për krijimin e Ministrisë se Integrimit Evropian, duke ndjekur shembullin e Shqipërisë.

Ministrja Bregu i garantoi presidentit mbështetjen e saj personale, te ministrisë qe ajo drejton dhe te qeverise shqiptare per te ndare eksperiencën e proceseve te integrimit evropian me qeverine kosovare, duke e asistuar ate hap pas hapi, në procesin e integrimit.

Pas takimit me z.Sejdiu, ministrja Bregu u prit nga kryeministri i Kosoves zoti Hashim Thaci, i cili e informoi për fillimin e punimeve Morine - Merdarë, si vazhdimi i rrugës se kombit Durres - Kukës- Morine, nje vit pas inagurimit te tunelit qe lidh dy vendet. Bregu pershendeti fillimin e punimeve se autostradës Morinë-Merdarë duke theksuar se kjo rruge do t'i shërbejë intensifikimit të bashkëpunimit dypalësh, afrimit të Kosovës me Shqipërinë, vende te cilat kane qenë dhe do të jenë modeli i fqinjësisë së mirë në rajon.

Ndërsa, Thaci theksoi se midis Shqiperise dhe Kosoves ka pasur dhe do te kete nje bashkepunim te shkelqyer.

Lidhur me procesin e liberalizimit të vizave, kryeministri Thaçi theksoi se Kosova është në pritje të udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave dhe është duke bërë përpjekjet maksimale për krijimin e regjistrit civil dhe prodhimin e pasaportave biometrike.

Ministrja theksoi se Shqipëria është e vendosur të japë mbështetjen e saj maksimale për proceset që tashmë kanë marrë udhë në Kosovë, me qëllim ndërtimin e një shteti të lire, të pavarur, demokratik e plotësisht funksional, që garanton dhe respekton të drejtat e njeriut dhe pakicave, një shteti të ri të orientuar drejt integrimeve rajonale dhe euroatlantike.

Gjithashtu ministrja u shpreh se Shqipëria vlerëson progresin e dukshëm që ka bërë Republika e Kosovës, që nga shpallja si shtet i pavarur, në ndërtimin e shtetit ligjor, konsolidimin e institucioneve demokratike dhe afirmimin e saj në arenën ndërkombëtare, si dhe pjekurinë e jashtëzakonshme të të gjithë qytetarëve për të përballuar sfidat e kohës, duke dëshmuar para gjithë botës, se janë të denjë për të qenë anëtarë të familjes të kombeve të lira dhe të qytetëruara.

Më tej, ministrja Bregu pati një takim me homologun e saj, Besim Beqaj, me te cilin nënshkruan nje memorandum bashkëpunimi për te gjitha çështjet qe përfshin procesi i integrimit.

Ne konferencën e përbashkët per shtyp te zhvilluar pas takimit, dy ministrat e integrimit theksuan se ky memorandum bashkëpunimi, ne vijim te 60 memorandumeve te nënshkruara mes Shqipërisë dhe Kosovës deri me tani, nxit zhvillimin e mëtejshëm te marrëdhënieve dypalëshe në fushën e Integrimit Evropian.

Ky bashkëpunim konsiston në angazhim të dyanshëm dhe do të përqendrohet kryesisht në përkthimin e Acquis Communautaire, përafrimin e legjislacionit nacional me legjislacionin e BE-së, koordinimin e asistencës së jashtme dhe çështje te tjera.

Në përgjigje të pyetjes a do të përfundojë procesi i liberalizimit të vizave në Shqipëri brenda vitit 2010, ministrja tha se është tashmë e sigurt që vendimi për liberalizimin e vizave do të merret brenda muajit qershor.

Në fund te vizitës në Kosovë, ministrja Bregu u takua me ministrin e administrimit te pushtetit lokal zotin Sadri Ferati me te cili nënshkroi fillimin e programit ndërkufitar me vlere prej 1.2 milionë euro në vit nga fondet IPA.

Ministrja Bregu u takua dhe me anëtarët e komisionit parlamentar për integrimin te kryesuar nga zonja Zylfie Hundozi, ku u diskutua situata politike ne Shqipëri. Parlamentaret kosovare informuan Ministren se ne Komisionin Parlamentar te Integrimit janë te pranishëm dhe deputete te pakicave kombëtare bashke me anëtarë te pozitës dhe opozitës ne vend dhe theksuan rendësin e përfaqësimit te parlament te te gjitha forcave politike.

a.b/NOA

KOMENTE