Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Aksident tragjik në Itali, vdesin nënë e bir shqiptarë, 5 plagosen
English

Aksident tragjik në Itali, vdesin nënë e bir shqiptarë, 5 plagosen

Modena, Itali, 25 Prill 2010 NOA - Një aksident fatal ka ndodhur në Itali duke i marrë jetën një nëne shqiptare dhe fëmijës së saj vetëm dhjetë vjeç, raporton korrespondenti i agjencisë NOA.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën "Abba e Motto" pranë lokalitetit Massa Finalese, provincë e Modenas. Emigrantja 37-vjeçare, së bashku me djalin e saj 10 vjeç, humbën jetën gjatë përplasjes së dy autoveturave që vinin nga kahje të kundërta të rrugës.

Fëmija i vogël gjeti vdekjen në vend kurse e ëma pak minuta më vonë gjatë transportimit për në spitalin me të afërt.

Policia rrugore e Modenas tha se nënë e bir së bashku me katër persona të tjerë, tre të rritur dhe një fëmijë, që të gjithë shqiptarë, gjendeshin në bordin e një makine tip Citroen (burime te tjera flasin per nje Opel te vjeter) kur u përplasën me një makinë Alfa Romeo ku udhëtonin dy shtetas italianë.

Në përplasjen e fortë veç dy të vdekurve u shënuan dhe pesë të plagosur, katër personat që gjendeshin te nënë e bir fatkeqë dhe një nga dy italianët.

Policia konfirmoi se ndër katër shqiptarët e plagosur, gjendet një grua 30 vjeçare shtatzënë, një djalë 7 vjeçar dhe një burrë 43 vjeçar si dhe një i katërt, 28 vjeç.

Asnjë nga emrat nuk është publikuar ende. Policia tha se të plagosurit u transportuan në spital ku ende nuk është e qartë nëse e kanë kaluar rrezikun për jetën.

j.s/NOA

KOMENTE