English

Al-Kaeda konfirmon vrasjen e dy drejtuesve

Bagdad, 25 prill NOA - Një grup i Al-Kaedas në Irak ka njoftuar në një deklaratë të publikuar sot në internet vrasjen e dy figurave të saj të larta, raporton AP. Deklarata është bërë në emër të "Shteti Islamik të Irakut", duke shënuar në këtë mënyrë dhe konfirmimin e parë të raporteve të ushtrisë amerikane për vrasjen e dy drejtuesve.

Në datën 19 prillit Pentagoni njoftoi vrasjen e dy liderëve të lartë në një aksion ushtarak.

Zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden përshkroi vrasjen e Abu Omar al-Baghdadit dhe Abu Ayyub al-Masri si "goditje të mundshme shkatërruese" për Al-Kaedan në Irak.

Deklarata e Al-Kaedës thotë se vdekja e dy liderëve nuk do të ndikojë në operacionet e saj në Irak, pasi shumë anëtarët të rinj i janë bashkuar së fundmi grupit.

m.xh/NOA

KOMENTE