English

Bundesliga, lufta për titullin mbetet e hapur

Berlin, 25 prill, NOA - Në Bundesligën gjermane mbetet ende e hapur lufta për titullin e kampionit. Udhëheqësi i tabelës, Bajern nuk arriti më shumë se një barazim 1:1 ditën e djeshme kundër Borusia Monchengladbach-ut.

Ajo që brohoriti të shtunën ishte Skuadra e Schalke 04, e cila fitoi 1:0 kundër Berlinit, duke e arritur kështu me pikë kryesuesin e tabelës, Bayern. Portieri i Schalckes, Manuel Lange u shpreh i gëzuar: "Po sot ja dolëm të sigurojmë ligën e kampionëve.

Kjo ishte e rëndësishme për ne, tani kemi ndeshje të tjera të rëndësishme dhe duhet të shohim të dalim me fitore. Ndoshta çdo gjë është e mundur." Rezultatet e tjera të së shtunës janë: Leverkusen - Hannover 3 : 0, Mainz - Frankfurt 3 : 3, Nurnberg - Dortmund 2 : 3, Bremen - Koln 1 : 0.

NOA/DV

KOMENTE