Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Davutoglu: Samiti i Stambollit, kthesë për Ballkanin
English

Davutoglu: Samiti i Stambollit, kthesë për Ballkanin

Stamboll, 25 prill, NOA - Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Ahmet Davutoglu, ka deklaruar se samiti i Turqisë, Bosnjës dhe Serbisë i mbajtur në Stamboll paraqet kthesë historike për vendet e Ballkanit.

"Ky samit trepalësh ballkanik është zhvillim historik, përkatësisht kthesë historike për rajonin tonë", ka thënë Davotoglu pas takimit të Presidentëve të Turqisë Abdullah Gyl, të Serbisë Boris Tadiç dhe kryesuesit të Kryesisë së Bosnjës Haris Silajxhiç.

Agjencia e lajmeve "Anadollia" citon Davutoglun të ketë thënë se samiti paraqet "pamje të mirë dhe simbolike nga perspektivat e ndryshme dhe se ka krijuar shpresën për ardhmërinë e Ballkanit".

m.xh/NOA

KOMENTE