Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dy vëllezër zbulohen të mbajnë në shtëpi arsenal armatimi
English

Dy vëllezër zbulohen të mbajnë në shtëpi arsenal armatimi

Durrës, 25 Prill NOA - Një 39-vjeçar u zbulua të mbante në shtëpinë e tij lëndë narkotike por kur banesa iu nënshtrua një kontrolli edhe më të imët, u zbulua arsenal armatimi dhe më tej, një "xhiro" e grupit policor në banesën ngjitur të vëllait, nxori edhe një tjetër "ngarkesë" luftarake.

Shërbimet e Policisë së Qarkut Durrës i thanë sot agjencisë NOA se kryen aksionin në Fushë Thumanë të Krujës, në përpjekje për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Dhe pikërisht kontrollet në kushtet e flagrancës të kryera në dy banesa të zonës së Krujës, çuan në sekuestrimin e një sasie fare Cannabis Sativa si dhe një arsenali armatimi e municionesh luftarake.

Astrit Ferra, 39-vjeçar, lindur ne Mafsheq Kruje e banues ne Fushë Thumanë Krujë, u arrestua pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

-111.40 gramë farë bime narkotike e llojit Canabis Sativa

-1 arme automatike Model 56, e kalibrit 7.62 mm,

-1 krehër me 30 copë fishekë,

-6 arka me 4.320 copë fishekë po të kalibrit 7.62 mm.

Lidhur me Astrit Ferrën, policia tha se u kryen veprimet e para për veprat penale të prodhimit e shitjes se lëndëve narkotike dhe mbajtjes pa leje të armëve e municioneve luftarake.

Kurse Hamit Ferra (vëllai i Astrit Ferrës), 27-vjeçar, lindur ne fshatin Mafsheq Krujë e banues ne Shkozë e Bardhë Thumanë Krujë, i dënuar më parë, u arrestua sepse gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale një pistoletë dhe 23 copë fishekë luftarakë te cilët ky shtetas i mbante pa leje.

Vepra penale për të cilën ai akuzohet është ajo e mbajtjes pa leje të armëve e municioneve luftarake.

Duke folur mbi aksionet antidrogë që kanë nisur, Drejtoria e Policisë së Durrësit i tha agjencisë NOA se "puna e strukturave të Policisë të Seksionit Kundër Narkotikëve është përqendruar këtë periudhë jo vetëm në kryerjen e fushatave të sensibilizimit të banorëve të zonave të mundshme për kultivim të bimëve narkotike në Qarkun Durrës, por edhe në drejtim të grumbullimit të informacioneve dhe mbajtjes nën kontroll të personave të mundshëm për kultivim bimësh narkotike apo me preçedentë të mëparshëm në këtë fushë".

"Duke pasur parasysh faktin se kontrollet e territoreve të predispozuara për kultivim bimësh narkotike do të jenë nën kontroll të vazhdueshëm nga strukturat policore këtë vit, bëjmë thirrje edhe njëherë për moskultivim të këtyre bimëve të paligjshme për të cilat sanksioni penal shkon deri në 15 vjet burg", - paralajmëron policia e Durrësit.

a.a/NOA

KOMENTE