English

Një objekt jashtëtokësor digjet duke bërë tym

Tel Aviv, 25 prill NOA - Një ndjesi e fortë në Bat Yam, pranë kryeqytetit izraelit Tel Aviv në një plazh turistik ku është parë një objekt që ra nga qielli dhe ka hapur zjarr duke lëshuar tym. Video e marrë nga kjo ngjarje e pabesueshme, pret fjalën e komunitetin shkencor.

Disa ekspertë kanë dhënë pistën e meteorit duke theksuar se në raste të tilla homologe kurrë nuk është parë tym.

Por operatorët e "Life Guard Coast" të Bat Yam, thonë se kanë parë objektin jashtëtokësor: "E kemi zhytur objektin në ujë dhjetë herë dhe vazhdonte të digjej duke bërë tym. Është vërtetë e mahnitshme", - ka thënë Yossy Mizrahi një prej rojeve, - duke shtuar, - kurrë nuk kam parë ndonjë gjë të tillë si kjo".

Objekti është dërguar në qendrën e gjeologëve, ku po pritet fjala e ekspertëve për të shpjeguar misterin.

a.k/NOA

KOMENTE