English

Thaçi: Qeveria ime do ta ndërtojë me çdo çmim autostradën

Vërmicë, Prizren, 25 Prill 2010 NOA - Kryeministri i Republikës së Kosovës tha para pak çastesh në fjalën e tij me rastin e nisjes së punimeve për autostradën Morinë-Prishtinë-Merdar se kjo "kryevepër" siç e cilësoi, do të realizohet me çdo çmim, duke premtuar mbështetje të plotë të qeverisë që rruga të përfundojë me sukses të plotë.

Në fjalën e tij, z.Thaçi u ndal në periudhën para se Kosova të bëhej shtet i pavarur dhe theksoi se kjo rrugë u dedikohet të gjithëve duke shprehur mirënjohje dhe respekt ndaj atyre që luftuan qa shumë për Kosovën.

"Sot e gjithë Kosova ka festë. Sot po hapim një kapitull të ri, një kapitull të fuqizimit të Kosovës. Sot, qeveria që unë drejto, po fillon rrugën që na bashkon, emocionalisht dhe fizikisht me njëri-tjetrin në Evropë", - theksoi z.Thaçi duke vlerësuar se me nisjen e kësaj autostrade po bëhet realitet aspirata e qeverisë dhe dëshira e qytetarëve të Kosovës.

a.b/NOA Vijon...

KOMENTE