English

Alarmi i Europolit: Në Evropë 24 ilaçe të reja, si droga sintetike

Romë, 26 prill, NOA - Plot 24 ilaçe të reja, të shpikura në formë pluhuri apo tabletash gjatë vitit 2009, renditen në listën e drogave të hartuar nga Europoli, i cili thekson se kjo përbën një shifër rekord të paarritur kurrë më parë.

Bëhet fjalë për substanca të reja kimike dhe psikoaktive, që të gjitha të identifikuara në pjesën veriore të Evropës.

Sipas ekspertëve të Europolit, kjo është një tentativë për të zgjeruar tregun e drogës me formula të reja, për t'iu shmangur përdorimit të atyre që ndalohen të tregtohen dhe konsumohen në mënyrë legale.

Duke i përshkruar këto ilaçe të reja, shpjegojnë se të gjitha janë të ndryshme, por rreptësisht sintetike.

9 prej tyre janë në formë pluhuri dhe i përkasin familjes me elementin e kanabisit, ndërsa të tjerat merren nga goja, të tilla si ekstazi etj, të bazuara në substancat farmakologjike që përmbahen në drogat klasike.

Alarmi i drogave kimike ka qëlluar kryesisht në pjesën veriore të Evropës, ku drogat e reja sintetike prodhohen në sasi më të madhe.

Kryeson Danimarka dhe Gjermania, ndjekur nga Finlanda dhe Britania, e në fund, renditet Belgjika, Suedia dhe Lituania. n.e/NOA

KOMENTE