English

Eventet italiane, "Ecletnica Pagus" vjen në Tiranë

Tiranë, 26 prill, NOA /Milena Selimi - "Ecletnica Pagus" vjen në Tiranë, në kuadër të sezonit të madh të eventeve "Italia e Shqipëria 2010: Dy Popuj, një Det, një Miqësi", promovuar nga Ambasada Italiane në Shqipëri.

Koncerti do të mbahet më datën 26.04.2010, në orën 21.30 në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit në Tiranë.

I organizuar nga rajoni i Molisës, ai vazhdon promovimin e aktiviteteve në kuadër të sezonit të madh të eventeve italiane.

Me mjeshtërinë dhe veçantinë e muzikës vendase, grupi "Ecletnica Pagus" vjen nga rajoni i Molises për publikun shqiptar.

Muzika unike që ata sjellin karakterizohet nga një ndërthurje e stilit etnik-folkloristik me atë klasik.

Janë të pafund koncertet e tyre nëpër botë: Francë, Zvicër, Gjermani, Spanjë, Belgjikë, Poloni, Bosnje, Turqi, Angli, SHBA, Kanada, Rusi e së fundmi, mbërrijnë edhe në Shqipëri, por janë gjithmonë të ftuar specialë edhe në emisionin e suksesshëm italian "Maurizio Costanzo Shou".

m.s/n.e/NOA

KOMENTE