Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mbivendosjet e pronave, ngrijnë mbi 7 mijë pasuri
English

Mbivendosjet e pronave, "ngrijnë" mbi 7 mijë pasuri

Tiranë, 26 Prill NOA/Rajmonda Lajthia - Pronarët e të paktën 7 mijë pasurive që rezultojnë me mbivendosje në zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, do të duhet t'i drejtohen gjykatës, për të fituar të drejtën e pronësisë.

Ky është efekti i vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila i hoqi para pak ditësh të drejtën kryerregjistruesit që të anulojë mbivendosjet në hipotekë.

Deputeti demokrat, anëtar i Komisionit të Ligjeve Edurad Halimi, thotë se tashmë zyrat e Regjistrimit (ZRPP) në të gjithë vendin do të bllokojnë këto pasuri, derisa gjykata të zgjidhë konfliktet.

Sipas tij, pezullohet dhënia e dokumenteve apo certifikatave të pronësisë, për të gjitha pasuritë që kanë mbivendosje, deri sa të përfundojnë proceset gjyqësore.

E drejta e ankimimit në gjykatë është rruga juridike që ndiqet, ndërkohë, sipas Halimit pritet që qeveria të ndërmarrë një nisëm politike për t'i dhënë zgjidhje kësaj situate.

Nga i gjithë ky proces qytetarët mbeten më të penalizuarit, pasi do t'i duhet të nisin një tjetër betejë të re në dyert e drejtësisë.

Sipas Myrshit Vorpsit, anëtar i Shoqatës së Pronave, ligji i miratuar nga qeveria nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka rritur kostot për qytetarët.

Numri i pasurive që rezultojnë me mbivendosje nis nga 7 mijë, nga të cilat vetëm 4 mijë janë në rrethin e Tiranës. Ndërsa pjesa tjetër janë kryesisht në qytet bregdetare.

r.l/r.n/NOA Shkruajini autores: rajmonda.lajthia@noa.al

Më shumë lajme nga Ekonomia

KOMENTE