Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Situata në Maqedoni, po përkeqësohet
English

Situata në Maqedoni, po përkeqësohet

Shkup, 26 prill, NOA - Vrasje në mes të ditës, grabitje të fëmijëve, plaçkitje të bankave si dhe pasiguri në mesin e qytetarëve, janë shqetësimet e shprehura nga partitë opozitare dhe analistët politikë.

Nga ana tjetër, kryeministri Nikolla Gruevski vlerëson se gjithçka është në rregull dhe nuk ka situatë alarmante Maqedonia po përballet me një sërë ngjarjesh që shfaqin dozën e lartë të pasigurisë dhe mosfunksionimin e shtetit juridik.

Kronika e zezë për çdo ditë po ngarkohet me raste të rënda tragjike me viktima, të shtëna armësh dhe plagosje, rrëmbime të fëmijëve dhe qytetarëve, grabitje bankash, hakmarrje për motive politike ndaj bizneseve, provokimi i romëve në tregun e Shutkës si dhe dukuri të tjera shqetësuese për gjithë qytetarët e vendit.

Që nga fillimi i këtij viti, rezultojnë dhjetëra vrasje për motive të ndryshme dhe gjetja e trupave të pajetë rrugëve dhe buzë lumenjve, rrëmbimi i fëmijëve dhe personave të tjerë që ka marrë përmasa shqetësuese sidomos tek prindërit dhe shkollat, si dhe grabitja e nëntë bankave që nga fillimi i këtij viti.

Përveç partive politike shqetësimet vijnë edhe nga shoqatat joqeveritare por edhe nga ana e ekspertëve për çështje të sigurisë. Ekspertët këto dukuri i shohin për shkak të dështimit të mekanizmave institucionale dhe shtetit juridik.

Opozita dhe analistët shfaqin shqetësime

"Ngjarjet e fundit nxjerrin në sipërfaqe një brengosje të madhe se në Maqedoni situata po përkeqësohet edhe në sferën e sigurisë, pas përkeqësimeve në sferën politike dhe ekonomike. Pasiguria vjen në shprehje në shumë mjedise punonjëse dhe jetësore, ku kemi një kriminalitet të vrazhdë, në të cilin vjen në pyetje edhe vetë jeta e njeriut. Në këto situata kërkohet një angazhim dhe ndërhyrje urgjente e mekanizmave shtetërore. Të drejtat dhe liritë e njeriut janë në pikëpyetje dhe kjo gjendje po merr përmasa të rrezikshme. Kjo flet se shteti juridik nuk funksionon dhe mosfunksionimi i shtetit juridik është një shans i mirë, të paraqiten këto dukuri që manifestohen në jetën e njeriut", ka theksuar eksperti i së drejtës penale", prof.dr. Osman Kadriu.

Nga ana tjetër, edhe shoqatat joqeveritare shprehin shqetësime lidhur me situatën e krijuar të sigurisë në Maqedoni. Në të njëjtën linjë janë edhe partitë politike opozitare. Demokracia e Re (DR) ka reaguar ashpër lidhur me situatën e krijuar dhe për këtë ka fajësuar institucionet shtetërore.

"Fatkeqësisht ne në Shkup, por veçanërisht në lagjet të banuara me shqiptarë, ballafaqohemi me vrasje, siç është vrasja e një qytetari edhe sot, pastaj me plaçkitje, grabitje, gjithashtu edhe me kidnapime të fëmijëve,etj. Ne konsiderojmë se qeveria dhe institucionet shtetërore duhet të tregojnë seriozitet në drejtim të zbulimit sa më të shpejtë të kryesve të veprave të këtilla të zbardhjes së rasteve", ka theksuar nënkryetarja e DR-së, Flora Kadriu.

Shqetësimet janë shprehur edhe nga Partia Liberal Demokrate, me çrast përfaqësuesja e kësaj partie, Mirjana Najçveska ka nënvizuar se Qeveria po e shfrytëzon frikën që të manipulojë me opinionin, me qëllim që ta mbajë në shqetësim dhe tensionim të vazhdueshëm.

Pushteti: Situata nuk është alarmante

Partitë në pushtet, pikërisht kryeministri Nikolla Gruevski ka shprehur vlerësime pozitive rreth situatës së sigurisë, duke nënvizuar se ajo nuk është alarmante. "Vrasjet, plaçkitjet dhe rrëmbimet e fëmijëve nuk janë sinjal i mjaftueshëm, për të thënë se situata është alarmuese.

Ka disa dukuri të tilla, por Ministria e Brendshme është plotësisht e angazhuar që të gjej zgjidhje, përkatësisht t'i zbuloj ato raste. Në përgjithësi, situata nuk është ashtu siç ju paragjykoni, domethënë situata e sigurisë është e mirë, por ka disa ngjarje ku vërtet nevojitet një angazhim më i madh", ka shtuar kryeministri Gruevski.

Shefi i grupit parlamentar të kësaj partie, Tahir Hani ka shtuar se situata nuk mund të vlerësohet në përmasat e nxjerra nga ana e partive opozitare.

"Ne jemi të vetëdijshëm për situatën e krijuar, por në përgjithësi situata është në përmasat e stabilitetit relativ, duke pasur normalisht tensione, por edhe ngjarje që janë pjesë e këtij realiteti në Maqedoni. Ne jemi të shqetësuar për rastin e fundit të vrasjes në Çair dhe e dënojmë ashpër këtë akt. Shqiptarët duhet të heqin dorë nga format e tilla të veprimit, sepse kjo nuk është normale dhe në përputhje me standardet civilizuese", ka theksuar deputeti Hani.

NOA-INA

KOMENTE