English

Del Piero, ende shpresa për vendin e katërt

Itali, 27 Prill NOA - Kapiteni i Juventusit dhe pse është mjafti vetëdijshëm për gjendjen aktuale të ekipit të tij ende shpreson për arritjen e vendit të katrat në klasifikimin e kampionatit italian e cila do të thotë për të dhe skuadrën e tij kualifikim për në Ligën e kampionëve.

"Duhet të fitojmë në të tre ndeshjet që kanë mbetur por, gjithashtu duhet të shpresojmë dhe në rezultatet e skuadrave rivale për vendin e katërt", - deklaroi Del Piero për shtypin italian.

Sipas tij kjo duke parë dhe llogaritjet matematikore për bardhë e zinjtë ekipi i Juventus ende ka shpresa për sa i përket kualifikim në Ligën e kampionëve.

"Do të jetë tepër e vështirë por ne duhet të besojmë tek arritja e këtij objektivi", - këto ishin fjalët e kapitenit të Juventusit për gjendjen e skuadrës së tij.

r.b/NOA

KOMENTE