Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kapen në kufi 2 klandestinë, paguan me 200 euro secili trafikantin
English

Kapen në kufi 2 klandestinë, paguan me 200 euro secili trafikantin

Kapshticë, 27 prill, NOA - Ndërsa tentonin të kalonin në mënyrë të paligjshme kufirin, dy klandestinë janë kapur nga forcat policore të Kapshticës në vendin e quajtur "Gryka e Ujkut", në afërsi të fshatit Tren të Devollit.

Ngjarja konfirmohet prej tyre për agjencinë e Lajmeve NOA, duke saktësuar se të ndaluarit janë 26-vjeçari Bedri Pallani, lindur dhe banues në Roshnik të Beratit, 17-vjeçari me inicialet A.D., lindur dhe banues në Duhanas të Beratit.

Ndërsa 50-vjeçari Xhafer Muço, lindur dhe banues në Kozarë të Kuçovës, i ndaluari i tretë, u zbulua se ishte trafikanti i të dyve, i cili i priste në tokën greke, pasi u kishte marrë nga 200 euro të rinjve të lartpërmendur.

Prandaj, ai u arrestua në flagrancë për kryerjen e veprës penale "Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit", parashikuar nga neni 298 i Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE