Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mbi 22 000 fidanë bredhi mbillen në Parkun Kombëtar të Llogarasë.
English

Mbi 22 000 fidanë bredhi mbillen në Parkun Kombëtar të Llogarasë.

Llogara, 27 Prill NOA - Me mbështetjen e AMC, në Parkun Kombëtar të Llogarasë u mbollën mbi 22 000 fidanë bredhi, duke shtuar kështu sipërfaqen e gjelbër të parkut dhe ndihmuar në parandalimin e rrëshqitjes së tokës. Nisma vjen nën "moton AMC e shikon botën plot përkujdesje të përditshme ndaj mjedisit, si një investim për të ardhmen".

Pemët janë mbjellë në një sipërfaqe prej 6.5 hektarësh të Parkut Kombëtar dhe kompensojnë në një shkallë të konsiderueshme pemët e prera apo të djegura.

Përfaqësuesi i AMC, Nikos Parastatidis, deklaroi se "fushata për mbjelljen e pemëve në Llogara përbën një kontribut për Parkun Kombëtar dhe njëkohësisht është pjesë e angazhimit të AMC për të përmirësuar mjedisin. AMC do të mbështesë përherë nisma në të mirë të natyrës edhe ne të ardhmen."

Kjo është hera e dytë që AMC tregon një përkujdesje të veçantë për Parkun Parkun Kombëtar të Llogarasë. Edhe gjatë fushatës së parë të mbjelljeve u pyllëzua një sipërfaqe e njëjtë, prej 6.5 hektarësh.

AMC është e angazhuar të kontribuojë në mbrojtje të mjedisit jo vetëm duke mbështetur nisma në nivel kombëtar, si pyllëzimi i Llogarasë, por edhe duke përdorur teknologji moderne që respekton mjedisin. Vetë kompania prej kohësh po zbaton edhe një projekt për riciklimin e letrës duke dhënë një kontribut dhe një shëmbull për tu ndjekur në ruajtjen e pyjeve nga prerja.

Parku kombëtar i Llogarasë ndodhet 40 km në juglindje të Vlorës, në bashkimin e detit Adriatik me detin Jon. Lartësia e parkut arrin 2018 m mbi nivelin e detit. Në të rriten shumë lloje pemësh, ku mbizotërojnë haloret.

Parku kombëtar i Llogarasë është destinacion i rëndësishëm turistik, pasi ofron mundësi të shumta ekoturizmi, sporte ajri, kampingu dhe ekskursioni.

r.n/NOA

KOMENTE