Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Montobio: Ngërçi politik, faji dhe zgjidhja qëndron te të dyja palët
English

Montobio: Ngërçi politik, faji dhe zgjidhja qëndron te të dyja palët

Tiranë, 27 prill, NOA - Ashtu siç ndikuan së bashku në krijimin e ngërçit politik, të dyja palët e politikës në Shqipëri e kanë në dorë edhe daljen prej situatës së rënduar që ai krijoi.

Një fakt të tillë e ka pohuar ambasadori i Mbretërisë së Spanjës në Tiranë, Manuel Montobio, gjatë një takimi ku ka bërë me dijeni prioritetet e tre muajve të mbetur të presidencës spanjolle të Bashkimit Evropian.

Duke i bërë thirrje si mazhorancës, ashtu edhe opozitës për të zbatuar rekomandimet e raportit të fundit të Bashkimit Evropian, Montobio tha se "ngërçi politik ka kosto për Shqipërinë dhe përgjegjësit e vetëm të tij janë pozita dhe opozita".

"Ngërçi politik duhet zgjidhur pasi ka rëndësi në vlerësimet që i bëhen Shqipërisë nga ndërkombëtarët. Nëse nuk zgjidhet situata, përgjegjëse janë që të dyja palët dhe si të tilla, ato duhet ta gjejnë me çdo kusht atë", u shpreh Montobio.

Ndër të tjera, vuri në dukje se "zgjidhja e krizës është te Kushtetuta dhe konsensusi për transparencën e zgjedhjeve".

Duke përfunduar se vendi i palëve për dialog është parlamenti dhe se ato duhet ta gjejnë aty gjuhën e përbashkët për zgjidhjen e krizës.

n.e/NOA

KOMENTE