English

"Ne Sfidojmë"... në Kamëz

Vjen në Edicionin e Dytë Festivali "Ne Sfidojmë" për shkollat 9-vjeçare në Bashkinë Kamëz

Kamëz, 27 Prill NOA - Në ambientet e Stadiumit "Kamza" është zhvilluar edicioni i dytë i Festivalit "Ne Sfidojmë" për shkollat 9-vjeçare të Bashkisë Kamëz.

Ky spektakël i realizuar dje tek Stadiumi i Bashkisë Kamëz ishte një iniciativë e Spektakël Agjenci "Karabashi" në bashkëpunim me Drejtorinë Arsimore Rajonale të Qarkut Tiranë dhe me mbështetjen e Bashkisë Kamëz, nën kujdesin e veçante të z. Xhelal Mziu, Kryetar i kësaj bashkie.

Festivali, tashme po kthehet në një tradite të përvitshme në Kamëz e më gjerë. Në integrimin e rinisë shqiptare drejt një rruge më të mirë e më të bukur, e cila është ajo kulturore dhe artistike, për të nxjerre në pah talentin dhe kulturën e veçante që rrezatojnë këta të rinj.

e.r/NOA

KOMENTE