Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Operacioni Çarku 6 , kap 9 persona të shpallur në kërkim
English

Operacioni "Çarku 6", kap 9 persona të shpallur në kërkim

Elbasan, 27 prill, NOA - Plot nëntë persona të shpallur në kërkim kanë mundur të vihen në prangat e forcave policore të Elbasanit, në kuadrin e operacionit të koduar "Çarku 6" .

Lajmi konfirmohet prej tyre për agjencinë e Lajmeve NOA, duke bërë me dijeni se i pari në listë është 46-vjeçari me inicialet A.S, i cili akuzohet për veprën penale "Vjedhje", e cila parashikohet nga neni 134 i Kodit Penal.

Ndërsa i dyti, me inicialet S.S, akuzohet për veprën penale të "Plagosjes së rëndë me dashje", e cila parashikohet nga neni 89 i Kodit Penal.

Por forcat e policisë kanë kapur edhe 22-vjeçarin me inicialet R.K, i cili akuzohet pasi ka dezertuar nga ushtria.

Një tjetër i kapur si person i shpallur për kërkim për vjedhje është edhe ai me inicialet

Sh.B, ndërsa i kërkuari 24-vjeçar me inicialet S.B, akuzohet për plagosje, si bashkëmoshatari tjetër i tij me inicialet E.B.

Në fund të listës së të ndaluarve rezultojnë të jenë tre persona të tjerë, përkatësisht me inicialet K.D, F.G dhe I.K, të ndaluar përkatësisht për veprën penale të "Vjedhjes", "Mashtrimit" dhe "Mosdhënies ndihmë për jetesë".

n.e/NOA

KOMENTE