Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topalli: Parlamenti është i hapur për t'i dhënë përvojë Kuvendit të Kosovës
English

Topalli: Parlamenti është i hapur për t'i dhënë përvojë Kuvendit të Kosovës

Tiranë, 27 prill, NOA -Parlamenti Shqiptar mbetet i hapur në dhënien e përvojës parlamentare për të gjithë deputetët por edhe administratën e Kuvendit të Kosovës. Kjo është deklarata që ka bërë sot Kryetarja e Kuvendit të Jozefina Topalli gjatë takimi me deputetë të Komisionit për Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Kryetarja e Kuvendit shprehu kënaqësinë që në një kohë kaq të shkurtër Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Ministri i jashtëm, deputetë të komisionit të ligjeve dhe sot të komisionit të sigurisë kanë pasur takime intensive në komisionet reciproke në Shqipëri, me ministra dhe përfaqësues të politikës shqiptare.

Kjo vizitë ka marrë një rëndësi të veçantë për faktin se Komisioni i Sigurisë i Kuvendit të Kosovës, është krijuar vetëm prej gjashtë muajsh, për faktin se vetë institucionet e sigurisë në shtetin e ri të Kosovës janë në formim e konsolidim.

Anëtarët e Komisionit për Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, patën një takim edhe në Komisionin për Sigurinë Kombëtare të Kuvendit të Shqipërisë.

m.xh/NOA

KOMENTE