Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topi: Emërimi i anëtarëve të gjykatave ka rëndësi të jashtëzakonshme
English

Topi: Emërimi i anëtarëve të gjykatave ka rëndësi të jashtëzakonshme

Tiranë, 27 prill, NOA - Emërimi i anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë ka rëndësi të Jashtëzakonshme. Vlerësimi për këtë proces është bërë sot nga Presidenti Bamir Topi gjatë takimit me Kryetarin e Gjykatës së Lartë të Kroacisë, Branko Hrvatin.

Gjatë takimit, Topi foli për procesin e reformimit të sistemit të drejtësisë në vendin tonë, si dhe të sfidave me të cilat ky sistem përballet me qëllim konsolidimin e pavarësisë së tij dhe rritjes së profesionalizmit. Kreu i shtetit nënvizoi "rëndësinë e jashtëzakonshme të procesit kushtetues të zëvendësimit të katër anëtarëve të Gjykatës së Lartë dhe gjashtë anëtarëve të asaj Kushtetuese."

Nga ana tjetër, kreu i shtetit vlerësoi dhe marrëdhënieve shumë të mira politike mes dy vendeve dhe theksoi rëndësinë që ka bashkëpunimi mes dy vendeve në të gjitha nivelet.

"Vizita dhe takime të tilla kontribuojnë për të shkëmbyer mendime e përvoja për modelin e shtetit të së drejtës si dhe për rritjen e cilësisë së punës dhe integritetit të gjykatësve", tha Topi.

Nga ana e tij, Kryetari i Gjykatës së Lartë të Kroacisë, Branko Hrvatin, vlerësoi përpjekjet e reformat integruese në fushën e drejtësisë që janë bërë në vendin tonë.

Në takim ishin të pranishëm Kryetarja e Gjykatës sonë të Lartë, Shpresa Beçaj si dhe Ambasadori kroat në Tiranë, Darko Javorski.

m.xh/NOA

KOMENTE