English

Udhëtonte me makinë të vjedhur, ndalohet kosovari në Qafë-Thanë

Qafë-Thanë, 27 prill, NOA - Ndërsa drejtonte një makinë të vjedhur, një kosovar është ndaluar nga forcat policore shqiptare në pikën kufitare të Qafë-Thanës.

Lajmi konfirmohet prej tyre, duke sqaruar se i ndaluari është 46-vjeçari Islam Selimi, banues në Prishtinë të Kosovës, i cili po udhëtonte me mjetin tip Audi Q7 me targë ME IS 1105.

Nga kontrollet e ushtruara prej tyre, rezultoi se ky automjet ishte i vjedhur dhe për këtë, ajo nuk u lejua të hynte në territorin shqiptar, por u sekuestrua menjëherë.

Ndërsa kosovari drejtues i tij, do hetohet në gjendje të lirë për veprën penale të "Trafikimit të mjeteve motorike", parashikuar nga neni 141/a i Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE