English

Aksioni në Tiranë, arrestohen tutorët dhe prostituta me klientin

Tiranë, 28 prill, NOA - Policia e Tiranës ka arrestuar mbrëmjen e djeshme tre persona për "Trafik femrash" dhe "Ushtrim prostitucioni". Policia bën të ditur se në pranga kanë rënë dy tutorët dhe një vajzë.

Të arrestuarit janë; Jeton Bardhyl Torozi, 24 vjeç, banues në Tiranë, Edmond Selmani, 28 vjeç, banues në Tiranë, si dhe vajza me inicialet M.P, 19 vjeçe, banuese në Durrës.

Arrestimi i tyre është bërë në një hotel në afërsi të zonës së Freskut në kryeqytet.

Ndërkohë që policia sqaron se arrestimi i vajzës është "pasi u kapën në flagrancë në ambientet e një hoteli të ndodhur në afërsi të lokal "Fresku", duke kryer marrëdhënie seksuale kundrejt shumës së parave 7 000 lekë me një shtetas".

Për Torozin dhe Selmanin, policia ishte vënë ne dieni prej kohësh për aktivitetin e tyre. Sipas policisë dy personat kanë shfrytëzuar për qëllime prostitucioni në hotele të ndryshme të Tiranës edhe "dy shtetase të tjera 19 vjeçare, për një periudhë 2 vjeçare,

kundrejt përfitimit të parave që variojnë nga 7 000 deri në 10 000 lekë".

Gjithashtu policia sqaro se dy personave j sekuestrua dhe një automjet tip "Volsvagen", me targa TR 8228 I, një sasi e konsiderueshme parash, 6 aparate celularë dhe sende të tjera.

m.xh/NOA

KOMENTE