Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Basha: Shqipëria, jo më vend tranziti për trafikun e klandestinëve
English

Basha: Shqipëria, jo më vend tranziti për trafikun e klandestinëve

Tiranë, 28 prill, NOA - Shqipëria nuk konsiderohet më si vend tranzit i trafikut të qenieve njerëzore apo atij të klandestinëve.

Një fakt të tillë e ka bërë me dije ministri i Brendshëm, Lulëzim Basha, gjatë një konference për emigracionin në të cilën ka theksuar se kjo është një arritje e siguruar falë masave për shkatërrimin e skafeve përmes moratoriumit, sikundër është edhe tregues i vullnetit politik e rritjes së kapaciteteve profesionale në luftën kundër emigracionit të paligjshëm në Republikën e Shqipërisë.

"Shqipëria është vendi i parë jo anëtar i Bashkimit Evropian që ka nënshkruar marrëveshjet e ripranimit dhe i plotëson si duhet ato. Në këtë kuadër, procesi i ripranimit ka ecur siç duhet", ka bërë me dije më pas ministri i Brendshëm, Basha.

Më tej, ai ka referuar duke thënë se "Shqipëria ka ecur në rrugën e Bashkimit Evropian, duke plotësuar kushtet e saj".

"Shqipëria ka përjetuar një nga proceset më masive të emigracionit, efektet e të cilit janë ndjerë në mënyrë masive dhe përmes vullnetit dhe kapaciteteve në trajtimin e këtij problemi, qeveria ka treguar se nuk do të kursejë më asnjë përpjekje, për të siguruar që parametrat e dhimbshëm të kësaj dukurie të mbeten vetëm në të kaluarën", pohoi ministri i Brendshëm.

n.e/NOA

KOMENTE