English

Forumi Rinor i Partisë Demokratike, takim me të rinjtë e Pogradecit

Pogradec, 28 prill, NOA - Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Gerti Bogdani, në kuadër të takimeve me të rinjtë dhe anëtarët e forumit rinor të Pogradecit, zhvilloi një të tillë me rreth 400 të rinj.

Në fjalën e tij, Bogdani theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes së të rinjve në forume politike dhe gjithashtu rolin thelbësor që këta të rinj patën në zgjedhjet e fundit parlamentare të qershorit 2009.

Një pikë e rëndësishme e takimit ishte edhe realiteti tashmë mjaft i afërt si liberalizimi i vizave, një arritje shumë e rëndësishme kjo për të gjithë shqiptarët, por veçanërisht për të rinjtë, e cila përbën një hap drejt qytetarisë evropiane.

Bogdani theksoi më tej se angazhimi në forumin rinor përbën një mundësi për çdo të ri dhe të re shqiptare, për të dhënë kontributin për t'u bërë pjesë e ndryshimit në një Shqipëri që realisht po ndryshon.

n.e/NOA

KOMENTE