Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Korporata Vodafone fiton vendin e parë në botë për raportin e Përgjegjshmërisë Sociale
English

Korporata Vodafone fiton vendin e parë në botë për raportin e Përgjegjshmërisë Sociale

Tiranë, 28 Prill NOA - Korporata Vodafone për të dytin vit radhazi vlerësohet me çmimin botëror për "Raportin më të Mirë për Përgjegjshmërinë e Korporatës", si dhe me dy çmime të tjera, përkatësisht çmimin e parë për "Përputhshmërinë, Përmbajtjen dhe Besueshmërinë", si dhe çmimin e tretë për "Çertifikimim më të mirë të Raportit të Përgjegjshmërisë së Korporatës".

Çmimet për Raportimin më cilësor për Përgjegjshmërinë Sociale të Korporatave u prezantuan gjatë javës së shkuar në Londër prej organizmit të pavarur "Corporate Register Reporting Awards".

Konkurrentë për këto çmime ishin 130 korporata globale, nga më të mëdhatë. Për vlerësimin e cilësisë së raportimit të përgjegjshmërisë të këtyre korporatave votuan mëse 8 000 profesionistë.

Përgjegjshmëria Sociale është një ndër fushat parësore të aktivitetit të Vodafone edhe në Shqipëri. Vodafone Albania ka qenë gjithmonë në linjën e parë të ushtrimit të rolit të përgjegjshmërisë ndaj komunitetit dhe mjedisit.

Ndihma financiare e Vodafone Albania në mbështetje të të prekurve nga tragjedia e Gërdecit, kontributi për përballimin e dëmeve nga përmbytjet në Shkodër, skema e riciklimit të celularëve të përdorur, angazhimi për reduktimin e gazit karbonik në atmosferë dhe shumë projekte të tjera sociale dhe mjedisore përbëjnë një reagim serioz të një kompanie që e vlerëson si duhet përgjegjshmërinë sociale dhe mjedisore.

Vodafone është ndër të parët biznese në vend që ka krijuar një sistem të qëndrueshëm të përgjegjshmërisë dhe kontributit social përmes fondacionit Vodafone Albania - programet e të cilit ofrojnë mbështetje financiare për iniciativa me ndikim social në ndihmë të komuniteteve në nevojë.

Për të qenë transparent me publikun kompania Vodafone Albania dhe fondacioni Vodafone Albania përgatisin raporte periodike për ushtrimin e përgjegjshmërisë sociale të cilat mund të gjenden në faqen e internetit të kompanisë ose duke klikuar në spotin e saj tek NOA.

r.n/NOA

KOMENTE