Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
OSBE, tryezë mbi policimin në komunitet
English

OSBE, tryezë mbi policimin në komunitet

Durrës, 28 prill, NOA - Me iniciativën e përfaqësisë së OSBE-së në Shqipëri, u zhvillua sot një tryezë e rrumbullakë rajonale mbi policimin në komunite, e cila kishte si qëllim të saj ecurinë e implementimit të strategjisë së policimit në qarkun e Durrësit, në nivelin e bashkëpunimit me aktorët vendorë.

Nëpërmjet një diskutimi të lirë, përfaqësues të pranishëm patën mundësinë të trajtonin probleme të lindura në marrëdhëniet e ndërsjella, mënyrën e tyre të kontribuimit në funksion të një policimi të hapur, problemet e konstatuara prej tyre në drejtim të sigurisë, etj.

Përfaqësuesit e OSBE-së bënë prezantimin e dy publikimeve mbi policimin demokratik dhe policimin në komunitet.

Gjatë kësaj tryeze, për pjesëmarrësit u referua një material mbi aktualitetin e policimit komunitar në Durrës.

Nga ana tjetër, në këtë prezantim strategjia e policimit në komunitet u përkufizua si policimi që përfshin komunitetin në mënyrë aktive për të parandaluar e goditur kriminalitetin.

Theksi u vu në interesin e përbashkët të misionit të Policisë dhe pritjeve të publikut për siguri; fakt që orienton natyrshëm drejt njëri-tjetrit këto dy grupime.

Krahas kësaj prirjeje natyrale të të dy palëve, për të bashkëpunuar, organizata policore shfaqet pro-aktive dhe ndërmerr edhe forma e metoda të tjera për t'u afruar e qenë më pranë komunitetit ku ajo operon.

n.e/NOA

KOMENTE