Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rrezik i lartë i aksidenteve në punë, 91 raste të shënuara në vitin 2009
English

Rrezik i lartë i aksidenteve në punë, 91 raste të shënuara në vitin 2009

Tiranë, 28 prill, NOA/ Blerina Ahmetaj - Shqipëria vazhdon të mbetet e rrezikuar nga informaliteti, sidomos në sektorë jetikë ku dhe nevojat për punë janë më të mëdha.

Në Ditën Botërore të Sigurisë e Shëndetit në punë, përfaqësues të Organizatës Botërore të Punës kanë bërë apel për rritjen e kontrolleve dhe vënien para përgjegjësisë të bizneseve informale të cilat vënë në rrezik jetën e punëtorëve të tyre.

Nga të dhënat e Inspektoriatit Shtetëror të Punës, sektori i ndërtimit dhe minierave prodhojnë më shumë aksidente në vendin e punës me pasojë vdekjen.

Inspektoriati Shtetëror i Punës gjatë vitit 2009, raporton për 91 aksidente në punë kryesisht në sektorin e ndërtimit dhe minierave.

Si pasojë e tyre, vetëm gjatë 2009 kanë humbur jetën 29 persona dhe prandaj ka deklaruar se për këtë arsye është shumë i rëndësishëm zbatimi i ligjit për sigurinë e jetës në vendin e punës.

"Implementimi i legjislacionit të ri për sigurinë dhe shëndetin në punë është i një rëndësie të veçantë dhe ne vlerësojmë se ai do të arrihet edhe në saj të bashkëpunimit dhe kooperimit të partnerëve socialë me Inspektoratin Shtetëror të Punës", tha Ksera.

Sipas tij, me plotësimin e kuadrit ligjor puna nuk mbaron, përkundrazi rriten detyrimet për marrjen e masave për zbatimin e tij, pasi Shqipëria tashmë ndodhet në një fazë tjetër, më të avancuar, ku institucionet ndërkombëtare nuk mjaftohen thjesht dhe vetëm me hapat e ndërmarrë për përmirësimin e kuadrit ligjor, por po i mëshojnë përherë e më fort nivelit të zbatueshmërisë së tij.

Organizata Ndërkombëtare e Punës ka deklaruar se çdo vit humbasin jetën 2.4 milionë punëtorë dhe 2 milionë humbasin jetën nga sëmundjet profesionale ndërsa gjysmë milion si pasojë e aksidenteve në punë.

b.a/n.e/NOA

KOMENTE