Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shalsi: Berisha do të përballet me rezistencën më të madhe
English

Shalsi: Berisha do të përballet me rezistencën më të madhe

Tiranë, 28 prill, NOA - Deklarata e bërë sot nga Kryeministri Sali Berisha, ku u bënte thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në koncertin e 1 Majit, është interpretuar nga Partia Socialiste si një provokim ndaj protestës që do të organizojë opozita dhe ndaj situatës në të cilën ndodhet vendi.

Deputeti i PS-së Eduard Shalësi në një konferencë për mediat u shpreh për kryeministrin se "sot pamë një provokator që në mbledhjen e qeverisë doli për t'i bërë karshillëk shqiptarëve".

Deputeti i PS-së u shpreh se "sot pamë sekretarin e partisë Sali, që njësoj siç bënte listat e punonjësve të spitalit për t'i nxjerrë me dhunë në parakalime, sot urdhëron punonjësit e administratës të dalin me detyrim në koncerte".

Ai ka kërkuar që kryeministri të mos provokoj shqiptarët, pasi në datën 30 prill do të përballet me protestën më të madhe paqësore të opozitës.

"Saliu bën mirë t'i lerë provokacionet, por të zgjidhë krizën, që po e varfëron çdo ditë e më shumë çdo shqiptarë dhe që po e lë Shqipërinë ende larg Europës. Ta zgjidhë krizën tani, sa ende nuk është vonë, pasi të premten do të fillojë të përballet me rezistencën më të madhe paqësore që ka njohur ndonjëherë historia e Shqipërisë", tha Shalësi.

Nga ana tjetër, Shalsi theksoi se qëndrimi i kryeministrit është karshillëk ndaj të papunëve, të varfërve, pensionistëve dhe të gjithë shqiptarëve të thjeshtë që sot vuajnë rrënimin e skajshëm ekonomik.

Sipas tij "të premten do të jenë duke protestuar më të shumtë se kurrë, kundër këtij pushteti që pasi u vodhi votën, po u vjedh edhe xhepat".

m.xh/NOA

KOMENTE