English

Dade: Lufta e opozitës për transparencën e zgjedhjeve, po fiton mbështetje

Tiranë, 29 prill, NOA – “Kryeministri Berisha dështoi në arritjen e standardeve për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, e lufta e opozitës për t’i arritur ato nga dita në ditë po fiton më shumë mbështetje për realizimin e transparencës së atyre që u zhvilluan në 28 qershorin e vitit të kaluar”.

Kështu u shpreh gjatë fjalës që mbajti në seancën e sotme plenare, deputetja socialiste Arta Dade, ku sipas saj, mazhorancës i takon që të drejtojë një vend anëtar të NATO-s dhe transparenca e zgjedhjeve është një nga këto kushte që duhen realizuar.

“Presionet ndaj medias, dhuna ndaj deputetëve, papunësia në rritje, braktisja e njerëzve në nevojë dhe diskriminimi për motive tërësisht politike etj, janë disa nga gjërat që duken hapur gjatë kësaj qeverisje”, tha më tej ajo.

Në fund, replikoi me kryeparlamentaren Topalli, duke i thënë se “që nesër, duhet të komentojë me entuziazëm siç drejton seancën, zhvillimet politike në vend”, duke nënkuptuar protestën e paralajmëruar të opozitës.

n.e/NOA

KOMENTE