English

Reali i Madridit me sytë nga Evra

Spanjë, 29 Prill NOA - Real Madrid është në kërkim të një mbrojtësi krahu dhe për këtë arsye ka krijuar një listë në të cilën emrat e lojtarëve janë të shumtë por, preferenca e parë e tyre është lojtari i Manchetser United, Patice Evra.

Me sa bëhet e ditur nga shtypi spanjoll, Reali është i gatshëm të bëjë një ofertë drejt “djajve të kuq”, e cila kap shifrën e 20 milionë sterlinave dhe në rast refuzimi atëherë ekipi i “los blancos” do të ketë alternativat e tjera.

Ndër to mund të përmendin lojtarin e arsenalit Clichy, Ashley Cole të Çelsit dhe gjithashtu Vargas të Fiorentinës për të cilin madrilenët kanë shfaqur interes prej kohësh.

r.b/NOA

KOMENTE