Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Xhaxhai i Çiljeta Xhilagës dëshmon në procesin e Bandës së Durrësit
English

Xhaxhai i Çiljeta Xhilagës dëshmon në procesin e Bandës së Durrësit

Dëshmitari pohoi faktin se kishte njohje me viktimën Denis Gina, i cili kishte qenë shoqërues i avokatit Maks Haxhia, si dhe i fejuari i mikeshës së tij Rudina Magjistari

Tiranë, 29 Prill NOA - Shpëtim Xhilaga, ish-pronari i bar-piceri “Berluskoni” ka dëshmuar sot në seancën gjyqësore në ngarkim të 16 të pandehurve të “Bandës së Durrësit” ku ka deklaruar se ai ishte shoqëruar në polici për një incident të ndodhur.

Xhaxhai i Çiljeta Xhilagës, një showgirl dhe këngëtare që aktualisht gjendet edhe në strukturat e PD si anëtare e Këshillit Kombëtar të partisë qeverisëse, në seancën e sotme të procesit të bujshëm kundër “bandës” së Lul Berishës, ka treguar se sipas tij, ai kishte qenë në aeroportin “Nënë Tereza”, për të pritur djalin e tij Denisin që vinte nga Zvicra. Ndërkohë që nën shoqërinë e tij ishte edhe shoferi i Luan Hajdaragës, në atë kohë Ministër i Mbrojtjes.

“Makina e Hajdaragës qe e veçantë, ishte e lartë, tip “Xhip” (Jeep) me targa të veçanta, pasi Ministria e Mbrojtjes përdorte targa të veçanta. Makinën e lamë te parkexhimi i udhëheqësve dhe më pas jemi futur për të pritur djalin tim që vinte nga Zvicra”, - tregoi sot dëshmitari.

Sipas tij ai është marrë nga policia e Rinasit, ku vetë shefi në atë kohë Ardian Resuli, e ka futur në fugonin e policisë së Komisariatit numër 3. Së bashku me djalin ata janë dërguar në komisariat, ku janë mbajtur për disa orë me radhë.

Dëshmitari bëri me dije se ai vetë nuk ishte pyetur nga inspektorët e krimit, por vetëm djali i tij, Denisi.

Dëshmitari sqaroi se për shoqërimi i tyre ishte kryer për vjedhjen e automjetit tip BMW, ngjyrë e zezë, e cila ishte përdorur për një ngjarje.

Në dëshminë dhënë para gjykatës Xhilaga shpjegoi se nuk ishte interesuar për makinën, por me të ishte marrë ortaku i tij, Përparim Gjikondi dhe shoku i djalit të tij Geri. Dëshmitari pohoi faktin se kishte njohje me viktimën Denis Gina, i cili kishte qenë shoqërues i avokatit Maks Haxhia, si dhe i fejuari i mikeshës së tij Rudina Magjistari. I pyetur jashtë sallës së gjyqit nëse kishte lidhje apo jo me këngëtaren Çiljeta Xhilaga, dëshmitari është shprehur se e kishte mbesë.

r.n/NOA

KOMENTE