English

Kushtetuesja, tryezë me fondacionin gjerman “Korad Adenauer”

Tiranë, 30 prill, NOA - Gjykata Kushtetuese dhe Fondacioni gjerman “Korad Adenauer” që punon për programin e Shtetit të së Drejtës për Europën Juglindore, organizuan sot tryezën e rrumbullakët me temë “Pavarësia e Gjykatave Kushtetuese”.

Aktiviteti i përbashkët, i cili promovoi edhe librin “Vendime të Përzgjedhura të Gjykatës Kushtetuese Federale Gjermane”, vjen në momentin kur përherë e më tepër në Shqipëri po flitet për Gjykatën Kushtetuese dhe nevojën e konsolidimit të shtetit të së drejtës, si domosdoshmëri për të ardhmen europiane.

Në përpjekjen për konsolidimin e shtetit të së drejtës, roli i Gjykatës Kushtetuese është mjaft thelbësor pasi, siç theksoi në fjalën e tij dhe kryetari i GJK Dr. Vladimir Kristo, “...nuk mund të ketë shtet të së drejtës pa një gjyqësor të pavarur, me integritet të lartë moral dhe profesional”.

Në aktivitet u vlerësua mjaft jurisprudenca e Gjykatës Kushtetuese gjermane, si një nga gjykatat kushtetuese më të vjetra dhe më cilësore sa i përket vendimmarrjes.

Botimi i sjellë në shqip për komunitetin juridik, dhe jo vetëm, do të jetë një ndihmesë për gjyqtarët kushtetues shqiptarë, të cilët duhet “...të mësojnë nga përvoja dhe nga gabimet tona”, siç u shpreh dr. Matthias Hartëig.

“Një element shumë i qenësishëm i pavarësisë së gjyqësorit, - theksoi në fjalën e vet dr. Hartvig, - është sidomos ai i procedurës së emërimit të gjyqtarit kushtetues, proces që duhet të gjejë patjetër konsensusin edhe të opozitës, për ta bërë atë të paparagjykuar në veprimtarinë e tij pas emërimit”.

Probleme të mprehta të gjyqësorit si ai i pavarësisë financiare, si një mjet i nevojshëm për të zvogëluar presionin ndaj gjyqësorit, profesionalizmit të lartë të gjyqtarit kushtetues për të siguruar në këtë mënyrë integritetin e tij, etj, ishin pjesë e debatit në tryezën e sotme, e cila ishte e para në bashkëpunim me këtë Fondacion, por jo e fundit.

n.e/NOA

KOMENTE