Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
“L’Envers du Décor” në Teatrin Kombëtar të Kosovës
English

“L’Envers du Décor” në Teatrin Kombëtar të Kosovës

Prishtinë, 30 prill, NOA - Teatri Kombëtar i Kosovës vazhdon shfaqjet e repertorit me pjesën “L’Envers du Décor”, e cila është krijim kolektiv i kompanisë teatrore “Zaclama”. Kjo kompani teatrore do të jetë në Prishtinë sot në mbrëmje, datë 30 prill, ora 20.00 në Teatrin Kombëtar.

Kompania teatrore “Zaclama” është një kompani ndërkombëtare multidiciplinare e cila me krijimet e saj origjinale shfaq para publikut, në mënyrë tejet vizuale tregime njerëzore të komplikuara. Bën teatër të “objekteve” dhe “trupit”, por njëlloj u jep rëndësi edhe aktorëve dhe tekstit të shkruar.

“L’Envers du Décor” ka kuptimin e shikimit mbrapa pasqyrës, respektivisht, të shikohet përtej asaj që është e dukshme në vështrim të parë, të gjendet ana e fshehur e ‘çmendurisë’, e izolimit, obsesionit dhe iluzionit.

Krijimi i kësaj shfaqjeje ka marrë rreth një vit punë punë, duke përfshirë intervista, shfletim dokumentesh, etj. Mbas kësaj faze, ekipi është mbledhur dhe ka punuar mbi temën, në një proces intensiv të bazuar në improvizim skenik.

Aktorë në shfaqje janë: Jenny Beacraft, Marion Denys, Omar Elerian dhe Claire Thill. Zëri nga: François Brunet, ndriçimi: Andres Spinelli.

Shfaqja zgjat rreth një orë.

m.s/NOA

KOMENTE