English

Liverpul siguron shërbimet e Jonjo Shelvley

Angli, 30 Prill NOA - Liverpul pa filluar sezoni i ardhshëm i merkatos, ka siguruar shërbimet e 17 vjeçarit, Jonjo Shelvey.

Futbollisti në fjalë aktualisht është në radhët e Charlton dhe gjithashtu është pjesë e përfaqësueses angleze U 17.

Djaloshi i ri u mor për një shifër e cila kapte vlerën e 2 milion eurove dhe sipas drejtuesve të klubit të Liverpulit ai bën pjesë në një strategji të Liverpulit, e cila ka si qëllim të ardhmen së saj, ku janë në plan të merren dhe disa lojtarët të tjerë të rinj tek të cilët do të jetë baza e ndërtimit të ekipit.

r.b/NOA

KOMENTE