Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mitingu i PD-së, nesër në orën 12:00
English

Mitingu i PD-së, nesër në orën 12:00

Tiranë, 30 prill, NOA – Ministria e Kulturës ka njoftuar sot zhvillimin e mitingut të paralajmëruar nga drejtuesit e mazhorancës në datën 1 Maj. “Me rastin e 1 Majit Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në bashkëpunim me Ministrinë e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta organizon koncertin e madh festiv në sheshin “Nënë Tereza” më 1 maj ora 12.00”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Njoftimi bën të ditur zhvillimin e koncertit festiv me grupe muzikore dhe me emrat e këngëtarëve që do të marrin pjesë.

“Në koncert marrin pjesë këngëtarë të njohur të muzikës shqiptare si : Grupi “Elita 5”, Çiljeta Xhilaga, Rosela Gjylbegu, Edmond Mancaku, grupi “Burn”, Anjeza Shahini, Mariza Ikonomi, Redon Makashi, Samanta Karavello etj”, thuhet në njoftim.

Ndërsa koncerti do të prezantohet, jo vetëm nga një këngëtare e njohur, por edhe një politikane e re në Partinë Demokratike, Çiljeta Xhilaga.

m.xh/NOA

KOMENTE