English

Opozita para Kryeministrisë, starton protesta

Tiranë, 30 prill, NOA - Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” në kryeqytet, ashtu siç edhe ishte paralajmëruar, është mbushur me përfaqësuesit opozitarë nga qendra dhe nga rrethet, të cilët kanë iniciuar në këtë mënyrë protestën e parashikuar pa afat në emër të aksionit opozitar për hapjen e kutive dhe kritikat ndaj qeverisë për gjendjen e rënduar ekonomike.

Kështu, nën flamujt dhe banderolat me thirrjet “Berisha, hap kutitë ose largohu”, protestuesit po përqendrohen poshtë godinës së Kryeministrisë, nga ku pritet që të nisin të mbahen edhe fjalimet publike të përfaqësuesve socialistë.

Ata mbërrijnë pas marshimit të kryer që nga sheshi “Skënderbej”, të pajisur me flamuj dhe pankarta në duar, duke iu drejtuar godinës së Kryeministrisë aty, ku do të jetë e përqendruar protesta për të gjitha orët e natës. (vijon) ...

n.e/NOA

KOMENTE