Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Policia flet për vrasjen e dyfishtë në Tiranë
English

Policia flet për vrasjen e dyfishtë në Tiranë

Tiranë, 30 prill, NOA, Update – Policia e Tiranës ka bërë të ditur versionin zyrtar të vrasjes së dyfishtë të ndodhur paraditen e sotme në afërsi të “Selvisë”. Ngjarja mendohet të ketë ndodhur për motive të dobëta. Ndërkohë policia sqaron se dy viktimat, Skënder Meshi dhe Dylbere Meshi, kanë qenë të divorcuar prej pak kohësh.

“Dyshohet se ngjarja ka ndodhur brenda pak minutave, pas një debati të ndodhur midis dy ish - bashkëshortëve për motive të dobëta, të cilët disa kohë më parë ishin divorcuar”, thuhet në njoftimin e policisë”.

Vrasja ka ndodhur rreth orës 11.20’, në ambientet e jashtme të një lokali, ku autori shtetasi Skënder Ali Meshi, 58 vjeç ka qëlluar me armë zjarri pistoletë mbi ish - bashkëshorten e tij, shtetasen Dylbere Meshi, 56 vjeçe, raporton policia

Pas marrjes së njoftimi, policia sqaron se menjëherë në vendin ngjarjes kanë shkuar shërbimet policore, me synim për të kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes, sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje të rëndë.

Ndërkohë, strukturat e Hetimit të Policisë së Kryeqytetit dhe më konkretisht Specialistët e Seksionit Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Shëndetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, po punojnë për zbardhjen tërësisht të rrethanave dhe motive të këtij kësaj ngjarje të dyfishtë brenda familjes.

m.xh/NOA

KOMENTE