Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Vendi ecën i sigurt drejt Europës
English

Berisha: Vendi ecën i sigurt drejt Europës

Tiranë, 1 maj, NOA, Update- Kryeministri Sali Berisha është i vetmi përfaqësues i mazhorancës që ka marrë fjalën në mitingun e sotëm për 1 Majin.

Edhe pse ishte deklaruar më parë se nga drejtuesit e takimit se nuk do të kishte fjalime, kreu i mazhorancës ka ‘thyer’ rregullin, duke mbajtur një fjalim të shkurtër.

Në fjalën e tij, kreu i qeverisë nuk ka përmendur protestën e opozitës, por ka theksuar se vendi meriton integrimin në Bashkimin Europian dhe “Shqipërinë një ditë do të bëhet zonjë, siç e duam të gjithë ne”.

Berisha është ndalur më tepër në procesin e integrimit të vendit.

“Përshëndetje! Gëzuar festën. Sot në jemi në këtë shesh, për të nderuar njeri tjetrin. Për të nderuar, veprën e gjithë secilit, kontributin e çdo njërit prej jush në ndërtimin e Shqipërisë Europiane”, - iu drejtua Berisha të pranishmëve në shesh.

Kryeministri u shpreh se “sot ne jemi këtu më të gëzuar se kurrë në historinë tonë. Sot jemi një vend që ecim të sigurta drejt idealit tonë Europian”.

m.xh/NOA

Fjalimin e plotë e lexoni këtu.

Më shumë lajme nga Politika

Foto të tjera, te Galeria

KOMENTE